A po shkarkohet Valverde? Flet agjenti i tij

23:23 | 13 Janar 2020

Po vazhdon ‘drama’ për stolin e Barcelonës.

Agjenti i Ernesto Valverde, Inaki Ibanez, ka zbuluar gjithçka rreth dramës së madhe për stolin e Barcelonës.

Çështja e trajnerit të Barcelonës ka qenë lajm kryesor gjatë ditës së sotme, në të gjitha mediet evropiane.

Valverde thuhet se veç është lajmëruar se nuk do të jetë trajner i skuadrës, kurse Quique Setien është ai që me shumë gjasë do ta zëvendësojë atë.

Pas një takimi maratonik, agjenti i Valverde, Ibanez ka zbuluar se çfarë po ndodh në zyrat e skuadrës.

“Valverde është akoma trajneri i Barcelonës, përderisa po pret për të shkëputur kontratën” ka thënë ai për ‘El Chiringuito’, transmeotn lajmi.

Barcelona thuhej se do të zyrtarizonte gjithçka sonte, por duket se telashe të papritura kanë dalur në proces.

Komento: