A shkuan 300 mijë kosovarë me autobusë në Evropë vetëm për dy javë nga Prishtina?

08:28 | 19 Janar 2024
a-shkuan-300-mije-kosovare-me-autobuse-ne-evrope-vetem-per-dy-jave-nga-prishtina?

Ndonëse Durmishi nuk ka treguar se numrin e përgjithshëm të autobusë që janë nisur në dyjavëshin e parë të janarit 2024 nga Prishtina, sipas një kalkulimi të thjeshtë del se për 15 ditë rreth 6000 autobusë me udhëtarë janë nisur vetëm nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Nëse llogaritet se në një autobusë mund të transportohen 50 udhëtarë, del që vetëm për dy javë hiç më pak se 300,000 veta kanë shkuar me autobusë nga Prishtina për në qytete të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Sipas Durmishit nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për shkak të kthimit të mërgimtarëve dhe shtimit të numrit të vizitave turistike nga kosovarët për në BE ka ndikuar që të rritet kërkesa për shtimin e linjave të autobusëve nga transportuesit.

“Gjermania, Sllovenia, Zvicra, Belgjika janë shtetet ku ka më së shumti linja me autobusë nga Prishtina”, shprehet Durmishi për Front Online.

Kjo e fundit pranon se krahasuar me vitin 2023, këtë vit ka rritje, siç thotë ajo, graduale të linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare. “Kostoja më e lirë e transportit rrugor gjithashtu edhe benefitet e bagazhit që po ju ofrohen udhëtareve po e rrisin edhe kërkesën për të udhëtuar me autobus”, shpprehet Durmishi për Front Online.

Komento: