A u favorizua Juventusi ndaj Interit – Chiellini vjen me deklaratë të papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A u favorizua Juventusi ndaj Interit – Chiellini vjen me deklaratë të papritur

23:11 | 15 Maj 2021

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për epilogun e “Derby d’Italia”.

Juventusi arriti që me një lojtar më pak të mposht Interin në kuadër të xhiros së 37-të të Serie A.Juventusi në fakt mbeti pa një lojtar në fushë kur u përjashtua Bentancur, por Ronaldo dhe dy golat e Cuadrados ndihmuan “Bianconerët” të dalin triumfues nga ky duel.

Pas ndeshejs, Chiellini theksoi se zërat që Juventusi u favorizua janë të pavlefshëm, pasi fitorja ishte plotësisht e merituar.“Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë kundër më të mirëve në Itali”, tha ai.

“Jemi qasur mirë, kemi qenë skuadër e cila nuk mundëm të ishim gjatë vitit, nuk jemi favorizuar aspak dhe e kemi merituar rezultatin”, shtoi ai.

“Në çerekun e parë të pjesës së dytë e nisëm keq, por në vuajtjet e minutave të fundit nxorrëm krenarinë për të mbajtur gjallë shpresën për Ligën e Kampionëve”.

“Nuk mendoj që kemi merituar të kualifikohemi me dy ndeshje, sepse kemi gabuar shumë, por do të provojmë deri në fund, do të shikojmë çfarë do të bëjnë të tjerët, ndërsa ne kemi të mërkurën një finale të kupës dhe për atë jemi të koncentruar”, përfundoi Giorgio Chiellini.

Komento: