A u pendua Milan për shitjen e Piatek?!

13:15 | 29 Mars 2020

Krzysztof Piatek kaloi në janar nga Milan të klubi gjerman, Hertha Berlin.

Largimi i tij erdhi pas emërimit të Stefano Piolit në krye të Milan, i cili preferonte të luante në sulm me Zlatan Ibrahimovic dhe Rafael Leao, para Piatek.

Tuttosport raporton se Milani nuk është penduar që ka vendosur ta shes sulmuesin 24 vjeçar polak.

Kjo pasi edhe në Bundesligë ai nuk ka arritur të dalë nga kriza e tij formale.

Me klubin e Hertha Berlin Piatek ka vetëm një gol në shtatë ndeshje para ndalesës për shkak të Coronavirus.

Nga shitja e tij, Milan fitoj rreth 22 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: