A u takua më Thaçin, Albin Kurti zbulon të vërtetën

22:14 | 25 Prill 2019

Lideri i VV-së tregon nëse ishte takuar me presidentin Thaçi.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, në emisionin Pressing ka thënë se nuk është takuar asnjëherë me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Kurti thotë se ‘nuk është aq i pafat’, duke e konsideruar si fat faktin që asnjëherë nuk e ka takuar Thacin.

Sipas liderit të Vetëvendosjes, te Thaçi që nga lufta ka vërejtur se ka komplekse personale dhe dëshiron të bëhet çka nuk është.

Kur pyetet se cili është dëmi më i madh që ka bërë Thaçi, Kurti thotë se nuk mund të zgjedh një pasi, sipas tij, dëmet e Presidentit janë shumë të mëdha.

Komento: