AAK në konferencën e katërt, u kërkon sërish qytetarëve që të dalin në zgjedhje

17:00 | 14 Shkurt 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencën e katërt për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Shemsedin Dreshaj nga kjo parti apeloi te qytetarët që të dalin të votojnë.

“Sipas të dhënave që ne posedojmë dalja në votime është diku rreth 35% në rend të vendit, por mos harroni që deri në mbylljen e votimeve kanë mbet diku rreth 3 or, andaj lusim dhe inkurajojmë qytetarët që të dalin të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhje”, u shpreh ai.

Paraqitja e radhës nga kjo parti është në ora 18:30.

Komento: