
AAK ka bërë të ditur se sot pasdite do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë ku do të vendosin për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n e Fatmir Limajt.
Pas kësaj mbledhjeje, në orën 18:00 në selinë e AAK-së do të mbahet edhe një konferencë për media lidhur me këtë zhvillim.
Kjo është bërë e ditur nga AAK-ja përmes një komunikate për media.