AAK reagon pas ngritjes së dyshimeve se Kurti, Abazi e Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve

19:39 | 28 Maj 2020

AAK ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve se Kurti, Abazi e Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve se zyrtarë të lartë qeveritarë kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në njësinë e përgjimeve të Telekomit të Kosovës.

AAK konsideron se ky është një akt i pastër kriminal, prandaj ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve nga Prokuroria e Shtetit.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon urgjentisht nga Prokuroria e Shtetit që në kuadër të kompetencave të saj, të ndërmarrë veprime për të hetuar rastin e hyrjes së dyshimtë dhe të paautorizuar në njësinë e përgjimeve brenda Telekomit të Kosovës. Ky veprim është një akt kriminal i pastër dhe i ulët kundër sistemit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Në fund thuhet se shteti duhet të mbrojë qytetarët nga këto aktivitete të orkestruara kriminale.

“Shteti i cili u ndërtua me mund, duhet ta dëshmojë që ka drejtësi dhe mbron qytetarët e Kosovës nga këto aktivitete kri’minale të orkestruara.”

Komento: