AAK-së nuk ia certifikojnë emrat e katër kandidatëve

16:24 | 26 Janar 2021

AAK-së nuk ia kanë certifikuar emrat e katër kandidatëve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur edhe për ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

PZAP’ja vendosi për certifikimin e kësaj partie, teksa për katër kandidatët që u gjet se janë të dënuar me vendim të formës së prerë u vendos që mos tu lejohet kandidimi.

Edhe pse AAK’ja të njëjtit sot i zëvendësoi me emra të tjerë, sipas vendimit që mori sot PZAP’ja këto zëvendësime nuk do të pranohen.

Komento: