Abbott: As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe nuk duhet të gjykohen

13:59 | 03 Prill 2023

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur se as lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen.

“As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, për shumë njerëz në Kosovë, gjyqi që filloi sot është një sfidë morale dhe sipas tij, ai ka vizituar shumë monumente në të gjithë vendin dhe në shumë raste viktimave u mohohet ende drejtësia.

“Është e drejtë që Kosova të ketë guximin të ndjekë drejtësinë për viktimat e tjera dhe të zbatojë sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët e saj, edhe në rrethanat më të vështira”, ka shkruar Abbott.

Komento: