Abbott i zhgënjyer për mosarritjen e marrëveshjes në Bruksel: Paraqet rrezik për sigurinë

17:17 | 21 Nëntor 2022

Ambasadori britanik, i zhgënjyer për mosarritjen e marrëveshjes në Bruksel: Paraqet rrezik për sigurinë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është i zhgënjyer me mosarritjen e marrëveshjes për targat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Abbott tha se situata aktuale paraqet një rrezik për sigurinë.

Ai tha se palët duhet të shmangin veprime që çojnë në tensionimin e situatës.

“Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensioneve ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Nevoja urgjente është të bëhet përparim në një marrëveshje normalizimi që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet për çështje të tilla si targat”, tha Abbot.

Komento: