Abbott: Me Kurtin biseduam për rëndësinë e zhvillimit ekonomik në Kosovë

21:33 | 13 Shkurt 2024
abbott:-me-kurtin-biseduam-per-rendesine-e-zhvillimit-ekonomik-ne-kosove

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, e ka zhvilluar takimin lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Abbott njoftoi se me Kurtin biseduan për shumë tema, në mesin e të cilave edhe forcimi i arsimit dhe kujdesit shëndetësor në Kosovë.

“Biseduam për rëndësinë e zhvillimit ekonomik në Kosovë, duke përfshirë forcimin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit”, tha Abbott.

Diplomati britanik tha se së bashku festuan për miqësinë e veçantë dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Komento: