Abbott pret ushtarët e FSK-së që diplomuan në MB: Do të vazhdojmë të investojmë në Forcën e Kosovës

21:17 | 19 Tetor 2023
abbott-pret-ushtaret-e-fsk-se-qe-diplomuan-ne-mb:-do-te-vazhdojme-te-investojme-ne-forcen-e-kosoves

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka pritur disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se vendi i tij “do të vazhdojë të investojë në një forcë kaq të re dhe të aftë”, raporton Klankosova.tv.

“Jam po aq krenar për suksesin e tyre sa edhe Komandanti i FSK-së dhe Ministri i Mbrojtjes”.

“Kjo marrëdhënie nuk është vetëm një reflektim i angazhimit tonë të kaluar, por i përkushtimit tonë të ardhshëm për një të ardhme të sigurt për Kosovën dhe të gjithë ata që jetojnë këtu”, deklaroi Abbott.

Komento: