Abdixhiku: Do të ndërtojmë central të ri në Ferizaj me gaz amerikan, investim 500 milionë euro

17:38 | 14 December 2024
abdixhiku:-do-te-ndertojme-central-te-ri-ne-ferizaj-me-gaz-amerikan,-investim-500-milione-euro

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar ndërtimin e një centrali të ri në kapacitet prej 500 MW, shkruan Gazeta10.

Ai ka thënë se ky central do të funksionoj me gaz amerikan dhe do të kushtojë 500 milionë euro. Kreu i LDK-së, ka thënë se infrastruktura energjetike e Kosovës është e vjetër më shumë se 40 vite, prandaj duhet shikuar nga e ardhmja.

“Central i ri, energji e lirë. €500 milionë për Centralin e Ri 500MW me gaz amerikan për stabilitet energjetik në 50 vitet e ardhshme”, ka shkruar Abdixhiku./Gazeta10

Komento: