Darkë me zyrtarin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Osmani: E falënderova për kontributin shumëvjeçare për Kosovën

20:38 | 14 December 2024
darke-me-zyrtarin-per-evropen-ne-shtepine-e-bardhe,-osmani:-e-falenderova-per-kontributin-shumevjecare-per-kosoven

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani, e cila ka shtuar edhe se, ajo e ka falënderuar Carpenter për kontributin dhe mbështetjen për Kosovën.

‘‘Në një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter, e falënderova për kontributin e tij shumëvjeçar dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur, sovrane dhe të integruar në strukturat euroatlantike’’, ka shkruar Osmani.

Komento: