Abdixhiku: Edhe pas provokimeve të Serbisë, presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk po ç’bëhet

21:39 | 19 Tetor 2023
abdixhiku:-edhe-pas-provokimeve-te-serbise,-presioni-nderkombetar-ndaj-kosoves-nuk-po-c’behet

“Si duket edhe pas provokimeve të Serbisë, presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk po ç’bëhet”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku tha se çështja e përballjes me Serbinë për Kosovën nuk është e re asnjëherë.

“Kjo çështje s’është e re asnjëherë. Këtë herë ka përmasa të sigurisë në formë të terrorizmit sepse faktet tani janë të qarta, Kosova s’ka strehuar terroristë dhe mbi të gjitha është e qartë me gjithë sasinë e armatimit që kemi një sulm të orkestruar. Në një përballje të tillë është e rëndësishme që Kosova të tregohet e matur dhe e vendosur”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Ai tutje ka shtuar se Policia e Kosovës e ka fituar betejën në terren, ndërsa tani koha është e diplomacisë.

“Kam deklaruar se djemtë e vajzat tona e kanë fituar betejën në teren, tani është koha e diplomacisë të tregon veten”, ka thënë Abdixhiku në KTV.

Komento: