Abdixhiku fton në zyrat e LDK’së vajzën që do t’i ndihmojë nënës së saj duke vizatuar

12:01 | 24 Dhjetor 2023
abdixhiku-fton-ne-zyrat-e-ldk’se-vajzen-qe-do-t’i-ndihmoje-nenes-se-saj-duke-vizatuar

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka takuar Renea Morinën, vajzën e cila nisi të pikturoj xhama për t’i dalë në ndihmë nënës së saj vetushqyese.

Abdixhiku ka njoftuar se Renea ka zbukuruar zyret e LDK’së.

“Së bashku me Jehonën, këtë vikend, Renean dhe nënën e saj Rajmondën, e ftuam në LDK. E ftuam jo vetëm për t’i zbukuruar zyret tona, por për t’i dhënë kësaj artisteje të re sa më shumë zë e shtytje në ndjekjen e ëndërrave të bukura që i ka përpara.”

Ai tha se Renea përveç se ishte një vajzë e mrekullueshme dhe e sjellshme, kishte dhe talent të paparë.

“U kënaqëm me Erën e Rozin teksa shihnim se si vijat e tyre të bardha, shpejtë u shndërruan në panoramë fundviti të cilën do ta shohim çdo ditë këto ditë.”

Abdixhiku ka bërë ftesë për përkrahjen e artistes së re.

“Shpërndajeni. Le ta përkrahim këtë artiste të re në rrugëtimin magjik që i ka vënë vetes përpara. Atë mund ta kontaktoni në llogarinë e saj në instagram: renea.artist”, ka shkruar ai.

Komento: