Abdixhiku mban tubim në Llap: Njëherë e mirë do ta përfundojmë rrugën Podujevë – Prishtinë

22:38 | 30 Janar 2025
abdixhiku-mban-tubim-ne-llap:-njehere-e-mire-do-ta-perfundojme-rrugen-podujeve-–-prishtine

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi madhështor i kësaj partie në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Gjatë tubimit, kreu i LDK-së u zotua para simpatizantëve të partisë se rruga Podujevë-Prishtinë do të përfundohet “njëherë e mirë.”

“Veç fitore, asgjë më pak” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Kështu na pritën në fshatin Kërpimeh të Podujevës! Pa fjalë! Veç fitore, asgjë më pak!” – tha kreu i LDK-së.

Komento: