
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur edhe për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
E, çështjen të cilën e ka ngritur Abdixhiku është pikërisht reagimi i saj, sot pas një deklarate nga presidenti francez, Emanul Macron për liberalizmin e vizave.
Sipas tij, reagimi i saj ishte i trishtë, dhe kjo tregon se ajo nuk ka kanal komunikimi me Francën.
Ajo që është e trishtë është reagimi i Ministrisë së Jashtme. E para që nuk ka ide se çka po ndodhë, pra tregon që nuk ka kanal komunikimi me Francën.
“Po të ishte lajmi i vërtetë një diplomate në krye të MPJ-së do të duhej të minimizonte dëmet, ta paraqiste më mirë relacionin, jo më keq, por aq të paditur janë, aq din me befasu sa me këtë tragji-komedi të Kosovës e cila nuk ndryshon prej të kaluarës është shqetësuese”, ka thënë ai, në ATV, transmeton Front Online
Abdixhiku ka thënë se nuk e di se një popull kaq krijues e duron siç ka pohuar ai një klasë politike të tillë.
“Një popull kaq krijues, me u pri prej njerëzve kaq skandaloz vërtetë është tragjike. Unë nuk e di se si durojmë një klasë të tillë politike në Kosovë”, ka shtuar Abdixhiku./Front Online