Abdixhiku njofton për tubim me bashkatdhetarë në Gjenevë

23:00 | 25 Qershor 2022

Mërgata vazhdon të jetë shumë e rëndësishëm në shumë sfera.

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon zgjerimin e degëve të saj në mërgatë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për tubimin më të fundit me simpatizantë të kësaj partie, transmeton Reporteri.net.

Ky tubim është mbajtur mbrëmjen e së shtunës, në Gjenevë. Nga fotografitë e publikuara nga vetë Abdixhiku, shihet se pjesëmarrja ka qenë e madhe.

“Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë. Gjenevë, sonte, takim me bashkatdhetarë.”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Përpos Abdixhikut, të pranishëm në këtë tubim me bashkatdhetarë kanë qenë edhe disa deputetë të LDK-së

Komento: