Abdixhiku paralajmëron krizë energjetike në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Abdixhiku paralajmëron krizë energjetike në Kosovë

21:44 | 30 Qershor 2022

Vendi ynë do të përballet me krizë energjetike.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar që tani se Kosova do të jetë në krizë energjetike në dhjetor dhe fajin për këtë ia lë Qeverisë Kurti.

Kurti, sipas Abdixhikut, nuk po merr asnjë masë tash e gjashtë muaj nga kriza paraprake, përtë parandaluar një krizë tjetër që do jetë gjatë dimrit.

“Çështja e mbijetesës shoqërore nuk mund të shëndrrohet në temë virtuale për kryeministrin sepse sado që mund të ndërtosh një narracion që cdo gjë është mirë, e gjithcka që këta të tjerët po prezantojnë është gabim, cdo qytetarë i Kosovës nesër ka një detyrë; zgjohet në mëngjes e blen një copë bukë në market. Pra, ai e sheh. Nuk mund ta bësh virtuale mbijetesën në Kosovë. Prandaj, e ka gabim”.

“Mund të bësh parulla për kundërshtime abstrakte, por cmimi i energjisë elektrike në këtë dimër do të jetë 100% më i lartë sepse Kurti nuk është duke bërë asgjë tash.Do të kemi krizë energjike në dhjetor dhe kjo Qeveri tash e gjashtë muaj nuk ka bërë asnjë masë”.

“Strategjia nuk është masë, është planifikim afatgjatë dhe është bukur e dobët, aq sa kam parë. Por, cfarë po them është që kjo Qeveri nuk po bën asnjë masë të reduktojë papërballueshmërinë e qytetarëve tonë në dimër”, tha Abdixhiku.

Tutje, ai thotë se çështjen e mbijetesës shoqërore, Kurti nuk mund ta shëndrroj në temë virtuale, sepse kjo nuk shitet tek qytetarët, sipas Abdixhikut.

“Natyrisht se këtë virtualitet nuk mund ta shesësh tek qytetarët. Ata po e shohin, nuk kemi cka t’i mësojmë. Këto janë periudha të rënda të mbijetesës shoqërore, sidomos për njerëzit në prag të mbijetesës”, tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Klan Kosova.

Komento: