Abdixhiku për draft-statutin e Asociacionit: Për herë të parë i referohet Rezolutës 1244

22:46 | 26 Dhjetor 2023
abdixhiku-per-draft-statutin-e-asociacionit:-per-here-te-pare-i-referohet-rezolutes-1244

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur sërish për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai tha se ky dokument i referohet Rezolutës 1244.

“Një element që nuk e ka kap askush sepse ky draft statut i pranuar i referohet një seri dokumentesh, i referohet rezolutës 1244 që është skandal”, tha Abdixhiku.

“Kosova për herë të parë, në historinë pas pavarësisë i referohet një dokumenti, një rezolute 1244 në organizmin e brendshëm ligjor”, tha Abdixhiku në Rubion të Klan Kosova.

I pari i LDK-së ua ka dorëzuar mediave draft-statutin e Asociacionit.

 

Komento: