
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ftuar në emisionin “Contex” ka kërkuar nga presidentja, Vjosa Osmani të bëjë luftën e njejtë edhe me Kurtin ashtu siç bënte dikur në partinë të cilën tashmë ai e udhëheq.
Ai thotë se kishte qëndrim të qartë që presidentja duhej të luante rol në afrimin e partive politike në skenën publike në Kosovë.
“Do të doja të kisha parë një rol më aktiv të presidentës, ndonëse kohën e fundit kam vërejtur një lëvizje në këtë drejtim. Duhet të shoh një shpirt luftarak sepse Osmanin e njoh në politike gjatë. Kur Vjosa bënte gjëra në parti, nuk kishte gjë që e ndal, e të njejtë luftë ta bëjë edhe me kryeministrin e Kosovës sepse për atë ka marrë edhe vota”, ka thënë Abdixhiku.
Emisioni i plotë: