Abdixhiku prezanton gruan që do të udhëheq me degën e LDK-së në Prishtinë

23:33 | 02 Nëntor 2023
abdixhiku-prezanton-gruan-qe-do-te-udheheq-me-degen-e-ldk-se-ne-prishtine

Donjeta Dragusha është kryetarja e re e degës së LDK-së në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një njoftimi në Facebook.

Abdixhiku ka falënderuar Beqirin për kontriboutin teksa e ka prezantuar kryetaren e re.

“Ismet Beqirin e falënderova për 21 vite udhëheqje të degës së parë në Prishtinë. Të faleminderit për gjithë kontributin e dhënë Ismet! Një rrugëtim i gjatë e përplot histori. Nga sot, Donjeta Dragusha, një grua profesioniste, veprimtare burimore nga forumet tona, magjistre e shkencave të ekonomisë, e asambleiste e zgjedhur në kryeqytet, u zgjodh si kryetare e re e kësaj dege”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Komento: