Abdixhiku takon ambasadoren izraelite, e falënderon për heqjen e vizave

16:03 | 30 Janar 2024
abdixhiku-takon-ambasadoren-izraelite,-e-falenderon-per-heqjen-e-vizave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Gjatë takimit, Abdixhiku dhe Ziv diskutuan për ngjarjet politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth këtyre ngjarjeve.

“Kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Ziv që shteti i Izraelit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës si dhe vlerësoi që thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve sidomos për zhvillim ekonomik është i domosdoshëm”, thuhet në një njoftim të LDK-së.

Komento: