Abdixhiku takon ambasadoren kanadeze në Kosovë, flasin për zhvillimet aktuale dhe qëndrimin e LDK-së

12:33 | 20 Shkurt 2024
abdixhiku-takon-ambasadoren-kanadeze-ne-kosove,-flasin-per-zhvillimet-aktuale-dhe-qendrimin-e-ldk-se

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.

Gjatë takimit, bëhet e ditur se u fol për zhvillimet aktuale në vend dhe qëndrimin e LDK-së rreth tyre.

“Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Blitt vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në çështje të ndryshme në interes të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Në takimin e Abdixhikut me ambasadoren ishte edhe nënkryetarja e kësaj partie, Doarsa Kica – Xhelili dhe anëtari i kryesisë, Berat Rukiqi.

Komento: