Abdixhiku: Termokosi ka marrë ndihmë 5 mln euro, këto lagje do të kenë ngrohje qendrore sot një vit

14:33 | 06 Nëntor 2023
abdixhiku:-termokosi-ka-marre-ndihme-5-mln-euro,-keto-lagje-do-te-kene-ngrohje-qendrore-sot-nje-vit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka vizituar Termokosin dhe në një postim në Facebook shkroi se Komuna e Prishtinës ka ndarë 5 milionë euro për ngrohjen.

“Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira. Aso që bëjnë ndryshimin e vërtetë. Me iniciativën e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë dhe akcionarëve tanë në ndërmarrje, Termokos këtë javë ka marrë ndihmë kapitale nga Komuna e Prishtinës prej 5 milion eurove”, shkroi Abdixhiku.

“Me këto mjete, sot një vit, ngrohje qendrore do të kenë:
🟢 Banesat e Bardha në Bregun e Diellit në plot 65 mijë metra katrorë banim. Një zotim elektoral ky.
🟢 Lagjja Lakrishtë me plot 500 mijë metra katror banim e afarizëm.
🟢 Lagjja Kalabria me 68 mijë metra katror banim”, shtoi ai.

Përveç këtyre, Abdixhiku tha se ngrohje qendrore “do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës”.

“Në ndërkohë, në pritje të zhbllokimit politik të Rrugës A”, shkroi ai.

Komento: