Abdixhiku viziton një palestër në Lipjan, lavdëron  Ahmetin: Model i qeverisjes zhvillimore 

16:44 | 20 Tetor 2023
abdixhiku-viziton-nje-palester-ne-lipjan,-lavderon -ahmetin:-model-i-qeverisjes-zhvillimore 

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar sot në Lipjan për të vizituar kryetarin e kësaj komune nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, të cilit ia lavdëroi punën gjatë këtij mandati.

Abdixhiku tha se ai është shembull model i qeverisjes zhvillimore e të djathtë, derisa përmendi edhe disa projekte të realizuara në Lipjan.

“Një Palestër Sportive drejt përfundimit. Një shtëpi moderne e sportit për sportistët në Lipjan. Plot 4 çerdhe të reja për vetëm dy vjet. Po pra, 4 çerdhe për dy vjet ! Shtëpi e dytë e 300 fëmijëve – pasurisë më të madhe kombëtare; në ecjen e tyre të parë me shtet. Projekte të tjera përplot në zhvillim. Nga parkingu i madh nëntokësor; tek parku i madh në qytet; nënkalimi qendror; vazhdimi i sheshit ; e dy salla sportive shkollore . Vizitova kryetarin, Imri Ahmeti sot në Lipjan. Atë, gjithë ekipin e tij, e urova për punën e madhe dhe angazhimin e jashtëzakonshëm kapital. Shembull se si puna e përkushtimi për të ardhmen bëjnë këtë vend. Model i qeverisjes zhvillimore e të djathtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

 

 

Komento: