Abdullahu: Po të ishte e mundur për ta notuar patriotizmin e qeverisjes sot si ‘PISA’ do të ngelnit

11:50 | 07 Dhjetor 2023
abdullahu:-po-te-ishte-e-mundur-per-ta-notuar-patriotizmin-e-qeverisjes-sot-si-‘pisa’-do-te-ngelnit

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka reaguar pas deklaratës së ministrit Liburn Aliu se “Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”.

Abdullahu ka shkruar duke pyetur se Kosova a është shteti i përkohshëm, i përhershëm apo shtet hajgare.

Sipas tij, ministri Aliu këtë deklaratë e ka bërë për t’iu përgjigjur atyre që thonë se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

“Kur Liburn Aliu thotë Kosova është shtet i përkohshëm i përgjigjet atyre të cilët mendojnë se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë. Këta nuk janë pak. Liburni këtë e di, prandaj do që ata, edhe pse tashmë të zhgënjyer, të mos largohen nga partia e tij”, ka shkruar Abdullahu.

Abdullahu duke kritikuar Qeverinë thotë se për ta notuar patriotizmin e tyre si testi “PISA” do të ngelnin.

“Gjithmonë keni bo hajgare me patriotizëm. Po të ishte e mundur për ta notuar patriotizmin e qeverisjes sot bash si PISA do të ngelnit”.

Postimi i plotë:

Komento: