Abott: Javë e rëndësishme për Kosovën, koha për të arritur marrëveshje

18:22 | 13 Mars 2023

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Abott ka shkruar se është i arritshëm një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkrun Abott.

Tutje ai thotë se marrëveshja do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike, dhe se është optimist për këtë marrëveshje.

“Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike. Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po”, ka shkruar Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Komento: