Abrashi takohet me ambasadorin italian, flasin për integrimin në BE

16:29 | 28 Shtator 2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Siç njofton kumtesa, ministri Abrashi falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e që Italia i ka dhënë Kosovës, duke shtuar se partneriteti me këtë shtet do të mbetet i përhershëm.

Ministri njoftoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës, në ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, për ta lidhur Kosovën me shtetet e rajonit, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim po ashtu u diskutua edhe për rolin e Italisë në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, që ministri Abrashi e vlerësoi shumë angazhimin e ambasadorit dhe shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën drejt integrimit.

Ambasadori Orlando, tha se Italia do të mbetet e përkushtuar që të punojë me institucionet e Kosovës, për ta forcuar sundimin e ligjit, zhvilluar ekonomin dhe integrimin.

Komento: