AC Milan është ‘i sigurt’, ky trajner do ta udhëheq ekipin sezonin e ardhshëm

15:47 | 23 Mars 2020

AC Milan besojnë se Ralf Rangnick do të pranojë një rol në klubin për sezonin e ardhshëm.

Mediat në Itali vazhdojnë të spekulojnë për një tjetër revolucion nga Milan këtë verë, me disa largime dhe prurje, përcjell ORAinfo.

Sipas këtyre medieve trajneri gjerman Rangnick do të nënshkruajë një marrëveshje tre-vjeçare me Milanin për t’u bërë trajner dhe drejtor sportiv.

Do të ishte një rol i pashembullt në futbollin italian dhe kryesohet nga dëshira e drejtorit Ivan Gazidis për të krijuar një strukturë ‘mini Arsenal’ në klub, megjithëse mohimet kanë mbërritur në lidhje me një para-marrëveshje nga Rangnick, agjenti i tij dhe së fundmi Bild në Gjermani.

Sidoqoftë, Tuttosport pretendon se61-vjeçari do të drejtojë Milanin sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: