AC Milan i etur për transferimin e këtij lojtari

11:46 | 03 Maj 2021

AC Milan ka nisur gjahun për afatin e verës.

Një nga emrat që po përcjellet nga drejtuesit e Milanit është edhe mbrojtësii Spezia, Martin Erlic.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Erlic ka qenë pothuajse në çdo ndeshje të Spezias në Serie A, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve nga Serie A, përcjell ORAinfo.

Me këmbëngulës për sigurimin e shërbimeve të lojtarit, është Milan.

E ardhmja e Erlic do të varet jo vetëm nga propozimet që do të arrijnë në Spezia, por edhe nga fjala e fundit e Sassuolo pasi ata kanë të drejtën e pronësisë së lojtarit.

Nuk mund të përjashtohet që ekipi i De Zerbi mund të vlerësojë kthimin e tij në Sassuolo, apo do të
lejojë shitjen e tij të një ekip tjetër.

E Milan duhet të pres cili do të jetë vendimi për mbrojtësin që po shkëlqen në Serie A. /ORAinfo/

Komento: