Adani i reagon ashpër Ferdinandit pas deklaratave për Jorginhon rreth Topit të Artë

22:47 | 06 Nëntor 2021

Adani ‘godet’ Ferdinandin pas deklaratave për Jorginhon rreth Topit të Artë.

Ish-mbrojtësi i njohur italian, Daniele Adani i ka bërë thirrje Rio Ferdinandit që t’i kërkojë falje mesfushorit të Chelseat, Jorginho.

Legjenda angleze, Ferdinand, ishte një nga kritikët më të ashpër të Jorginhos gjatë vitit të tij të parë në Chelsea.

Ferdinand e kritikoi Jorginhon edhe së fundmi, duke deklaruar se ndihet i befasuar që emri i tij përfolët si njeri nga favoritët për ta fituar Topin e Artë.

Megjithatë, reprezentuesi italian ka gjetur përkrahje nga bashkëkombësi i tij, Adani, i cili ka kërkuar Ferdinandit që t’i kërkojë falje.

“Rio Ferdinand tha gjëra të pandershme dhe duhet t’i kërkojë falje Jorginhos”, ka thënë fillimisht Adani për Bobo TV.

“Ai nuk duhet të flasë më për këtë lojtar sepse ai ishte ofendues”.

“Jorginho fitoi gjithçka që ishte e mundur për të fituar në planetin Tokë dhe ai tha se ishte i padobishëm, se nuk mund të mbrohej”, përfundoi italiani.

Komento: