Adelina Ismaili vishet krejt zi, trupi i saj merr gjithë vëmendjen!

10:43 | 03 Korrik 2023

Adelina Ismaili, cilësohet si DIVA e muzikës shqiptare.

Me muzikën e saj në fillimet e para, ajo solli një rrymë tjetër, duke thyer shumë tabu si në veshje ashtu edhe në tregun muzikorë, shkruan ORAinfo.

Ajo gjithmonë është pëlqyer shumë nga audienca e saj besnike, pasi gjithmonë ka sjellë risi në çdo vit.

Gjithsesi, tani ajo ka hequr dorë nga muzika, e i është përkushtuar më shumë profesionit tjetër, atë të moderatores.

Krahas moderimit, Adelina po shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi ku tregon qe është bërë gati për emisionin e radhës.

E veshur me fustan të gjatë e krejt të zi, ajo qe bie në sy është trupi i saj në toç formë.

Edhe pse është bërë nënë e ka kaluar të 40-tat, trupi i Adelinës po duket si i vajzave 20 vjeçare. /ORAinfo/

Komento: