Adelina ndryshon lukun, sa ndryshe po duket

23:43 | 19 Maj 2022

Adelina Ismaili, është një këngëtare shumë e dashur për audiencën e gjerë.

Ani pse si këngëtare nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, ajo është parë vazhdimisht në ekran, pasi po udhëheqë emisionin e saj 8&8 me Adelinën, shkruan ORAinfo.

Duke qenë se është një grua shumë profesionale, ajo mundohet që para publikut të jetë sa më e kuruar.

Ajo njihet si person që luan shumë me modelin dhe ngjyrën e flokëve. Njëjtë ka vepruar edhe në paraqitjen e fundit, ku shihet me flokë më të shkurta.

Një gjë duhet pranuar asaj i shkon gjithçka./ORAinfo/

Komento: