Adelina po vjen me një super hit, kaq bukur po duket në prapaskenë

20:57 | 25 Qershor 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme, ku thuajse gjithnjë shfaqet elegante dhe me shumë stil, përcjell ORAinfo.

Njëjtë këngëtarja duket edhe në fotografitë e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram.

Duke paralajmëruar klipin e ri, Adelina shfaqet në top formë.

Me mu ke msu çka është dashnija’, ka qenë përshkrimi qe Adelina ju ka bërë fotografive, duke paralajmëruar këngën dhe videoklipin e ri. /ORAinfo/

Komento: