
Adelina Ismaili, nuk po e shohim më si këngëtare.
Tani, ajo i është përkushtuar më shumë profesionit të ri , atë të prezantueses, shkruan ORAinfo.
Çdo të diele ajo po moderon emisionin, “8à8 me Adelinen” që po ka sukses të madh.
E duke qenë se është pjesë e ekranit ajo gjithsesi që duhet të kujdeset edhe për lukun e saj.
Për të kujdeset një staf i tërë që ajo të duket sa më mirë.
E së fundmi, ajo është rregulluar te frizerka, ku vëmendje të madhe merr stili i saj i veçantë i flokëve e padyshim edhe grimi./ORAinfo/

