Adelina Tahiri tregon hapur se si është sot raporti i saj me Tunën?

09:52 | 29 Prill 2023

E ka mike apo rivale? Adelina Tahiri tregon hapur se si është sot raporti i saj me Tunën?

Adelina Tahiri ka treguar sesi është raporti i saj me këngëtaren Tuna. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo tregoi se janë mike shumë të mira, por për çudi shtoi se janë edhe pak rivale.

“Ne si fillim jemi nga një qytet dhe mendoj se kur je nga një vend të lidh më shumë që të përkrahim njëra-tjetrën. Si fillim jemi mike, shoqe shumë të mira dhe pak ndoshta rivale”.

Sa i përket një projekti të ardhshëm muzikor mes të dyjave, Adelina tha: Ndoshta dhe po, pse jo. Jemi nga një vend dhe të tregojmë se sa femrat janë të forta, sidomos femrat nga Shkupi.

Kohë më parë dy artistet nuk flisnin me njëra-tjetrën, e “molla e sherrit” nuk u mësua kurrë. Po mesa duket, dy vajzat kanë gjetur gjuhën e përbashkët e janë bërë sërish mikesha.

Komento: