Adli e refuzoi fillimisht Milanin, tani zbulohet plani i Rossonerëve për ta sjell atë në ‘San Siro’

09:50 | 25 Qershor 2021

AC Milan po kërkon transferimin e sulmuesit Amine Adli në San Siro.

Mirëpo duket se sulmuesi francez do të mbetet në Francë të paktën edhe për një sezon.

Sipas Gianluca Di Marzio, pavarësisht se tregoi interes serioz dhe madje bëri një ofertë, Adli ka vendosur të refuzojë Milanin tani për tani, përcjell ORAinfo.

Për t’u rritur dhe zhvilluar si lojtar, ai ka vendosur të qëndrojë në Francë për të paktën edhe një vit më shumë.

Megithatë, Rossonerët nuk janë të gatshëm të heqin dorë ende pasi ata mund të kenë një mënyrë për të nënshkruar me sulmuesin në të ardhmen.

Lille, janë gjithashtu të interesuar për Adli dhe mund ta nënshkruajnë atë këtë verë.

Rruga e Adli në Milano mund të kalojë përmes Lille, i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me
Rossonerët falë situatës së pronësisë (Elliott ka ndihmuar me fonde). Saga mund të mos ketë mbaruar akoma. /ORAinfo/

Komento: