Adnan Januzaj mund të largohet nga Sociedadi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Adnan Januzaj mund të largohet nga Sociedadi

13:41 | 02 Gusht 2020

Anësori me tipare sulmuesi, kosovari Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i krahut mund të shitet gjatë kësaj vere pasi nuk i është ofruar kontratë e re nga klubi spanjoll.

Januzaj ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2022. Sociedadi për Januzajn po kërkon rreth 20 milionë euro.

25-vjeçari këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe katër asistime në të gjitha garat.

Komento: