Adnan Januzaj po rikthehet në Turqi

17:46 | 30 Gusht 2023

Nuk është në planet e Sevillës, Januzaj po rikthehet në Turqi.

Adnan Januzaj rikthehet sërish në Turqi pas aventurës gjashtë mujore që kishte.

Sulmuesi kosovar me pasaportë belge ishte huazuar te Basaksehir nga Sevilla për gjashtë muaj dhe në qershor u rikthye në klubin andaluzian.

Megjithatë ai nuk ishte në planet e Sevillës dhe largimi nga klubi spanjoll ishte i pashmangshëm.

Përkundër interesimit të skuadrës arabe Al Taee, Januzaj do të rikthehet sërish në Superligën e Turqisë.

Siç ka raportuar mediumi spanjoll El Desmarque, Januzaj do të vazhdoj edhe për një vit tjetër te skuadra turke Basaksehir.

Dy klubet janë në bisedime të avancuara për të gjetur një marrëveshje edhe pse synimi i Sevillës është që ta shes përgjithmonë sulmuesin anësorë.

28-vjeçari gjatë qëndrimit gjashtë mujor në Turqi zhvilloi 17 ndeshje me Basaksehirin ku realizoi tre gola dhe kontribuoi me tre asistime.

Komento: