Adrian Bujupi shihet i afërt në krahët e ish-konkurrentes së Përputhen

23:54 | 12 Mars 2022

Ai është njëri nga artisët më të dashur.

Teksa rrjeti po flet për romancën e tij të dashurisë me modelen indiane Sabrine Khan, Ardian Bujupi sapo na bëri lëmsh të gjithëve.

Ditën e sotme ai ka publikuar në Instastory një video teksa shfaqet në krahët e ish-konkurrentes së “Përputhen”, Jasmin Kadriu.

Dyshja dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin në një ambjent të mbyllur, po nuk e kanë bërë të ditur locationin.

“U Tranova”-ka shkruar artisti ne videon në fjalë.

Ende nuk dihet nëse mes dyshes ekziston ndonjë raport më i veçantë se ai i shoqërisë, apo janë duke bashkëpunuar për ndonjë projekt të përbashkët.

Komento: