Adriana i harron përplasjet në Kuvend, del me shoqen e saj dhe e ‘dridh’ diskotekën

14:29 | 16 Korrik 2023

Pas javës së tensionuar në kuvend, Adriana Matoshi gjen kënaqësinë në vikend, argëtohet në diskotekë.

Në ditën famëkeqe të Kuvendit të Kosovës ku deputetët u përfshin në një përledhje fizike, ajo ngriti lart një banderolë me mbishkrimin “A më lirë një shihe ujë a një ari tokë”.

E teksa ka pasur një javë të ngjeshur me punë dhe aktivitete, Adriana gjeti kohë që në vikend të shijonte një mbrëmje të mirë me shoqërinë.

Ajo së bashku me aktoren tjetër të famshme me origjinë nga Tropoja, Arjola Demirin, duket se kishin vendosur që ta kalonin mbrëmjen e së shtunës në një nga diskotekat e qytetit.

Ato publikuan video në rrjetet sociale, ku shiheshin duke u dëfryar dhe kënaqur në një klub nate me muzikë dhe pije freskuese.

Adriana dhe Arjola gëzojnë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën, pasi janë mikesha prej vitesh – që në kohën kur u njohën në serialin “O Sa Mirë”.

Komento: