Adriana Matoshi tregon çfarë po i ndodh pas operacionit: “Po çona edhe po harroj çka kom”

15:25 | 09 Dhjetor 2021

“E kalova stresin, po çona edhe po harroj çka kom”.

Aktorja njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka treguar se po ndjehet më mirë pas operacionit, dhe ka filluar ta marrë veten.

Këtë e ka zbuluar ajo për Radio Klan FM, mbrëmë në emisionin “Pa emër”, për herë të parë pas operacionit.

“Unë për momentin kam pak kokëdhimbje, sot e kam sfidu veten mos me pi hapa, mos me përdor kurrgja, se po du me tejkalu pa hapa, pa sen edhe po pushoj, e kom kalu atë stresin. Jam tu mundu që vetën me bo mirë, që s’kam kurrgjë, po çona kaniherë edhe po harroj çka kom”, tha Matoshi për Klan Kosova FM.

Aktorja u operua në kokë të mërkurën e kaluar për ta hequr tumorin i cili iu kthye pas nëntë vjetësh. Gjatë ditës së djeshme, ajo falënderoi të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur dhe i kanë uruar shërim të shpejtë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Komento: