Afati i transferimeve, Solskjaer jep lajmin qe nuk e priste askush

08:06 | 12 Janar 2021

Solskjaer thotë se Man Utd s’ka nevojë për transfere për të garuar për titull.

Manchester United është duke bërë punë të mirë këtë sezon në Premierligë. “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e dytë me 33 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e parë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Trajneri i Man Utd-s, Solskjaer tha se klubi nuk ka nevojë për transfere në janar që të luftojë për titull.

“Situata është e ndryshme tani nga një vit më parë, kështu që nuk ka nevojë që diçka do të ndodhë,” tha Solskjaer për afatin kalimtar.

Transferimi i Bruno Fernandesit doli i qëlluar, teksa portugezi ka treguar potencialin e tij duke qenë shtylla e suksesit të “Djajve të Kuq”.

Komento: