Afati për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi prej 100 euro, ATK del me njoftim të rëndësishëm

15:08 | 16 Qershor 2026
100-eurot-dalin-sot,-ministria-jep-edhe-nje-mundesi-per-aplikuesit-me-gabime

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka afat 30 ditë për të bërë ankesa nga ata që iu është refuzuar aplikimi për 100 eurot e lëshuara për punonjësit të sektorit jo-publik.

“Qytetarët të cilëve u është refuzuar aplikimi për mbështetje nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0, kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë. Ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit”.

Formulari për ankesë mund të plotësohet përmes platformës për parashtrimin e ankesave.

Komento: