Afër 1700 punonjës të SHSKUK-së u infektuan me Covid, tetë prej tyre kanë vdekur

10:26 | 27 Nëntor 2020

Afër 1700 punonjës të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar janë infektuar me Covid-19, dhe fatkeqësisht tetë prej tyre kanë humbur betejën me virusin.

Këto janë statistikat e raportuara nga Sektori i Burimeve Njerëzore në SHSKUK. Bazuar në dokumentin që e posedon Gazeta Shneta, 1969 punëtorë të QKUK-së dhe spitaleve rajonale kanë qenë të infektuar me Covid-19 nga marsi deri më sot.

Nga numri total vetëm në QKUK 210 janë mjekë, 540 infermierë dhe 91 punëtorë joshëndetësorë.

Tetë punëtorë të SHSKUK-së kanë humbur jetën pasi janë infektuar me Covid-19. Një prej tyre është një zyrtar i SHSKUK-së, tre specialistë në QKUK, Spital të Prizrenit dhe Spitalin e Gjakovës.

Dy infermierë në Spitalin e Pejës dhe Spitalin e Mitrovicës janë viktima të koronavirusit. Ndërsa punëtorë joshëndetësorë janë një në Spitalin e Prizrenit dhe një në Gjakovë.

Komento: