Afër 1700 raste aktive me koronavirus në Kosovë, rëndohet situata në Klinikën Infektive

00:12 | 21 Tetor 2020

Momentalisht në Kosovë janë afër 1700 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Në Kosovë, si në të gjithë botën me ardhjen e vjeshtës rastet e reja me koronavirus kanë filluar të rriten.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 130 raste pozitive me koronavirus nga 818 persona të testuar.

Gjatë kësaj periudhe kohore, ka vdekur edhe një pacient me koronavirus në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

Në anën tjetër,79 persona të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas, Sadije Nimanit, doktoreshë e kësaj klinike, nga 79 pacientët e shtrirë, 47 janë në oksigjenoterapi ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot më 20/20/2020 në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar gjithsej 79 pacientë, prej tyre 47 janë me oksigjenoterapi dhe dy janë pacientë në gjendje më të rëndë në Respirator me modin Cipap”, tha ajo.

Komento: