Afër 6 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë

08:35 | 20 Korrik 2022

Mbi 6 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka tejkaluar shifrën prej gjashtë mijë.

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 6,418.

Po në 24 orët e fundit janë shëruar 110 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,151 persona.

Brenda 24 orëve janë dhënë 410 doza të vaksinës, ndërkaq në total janë administruar 1,832,939.

Instituti i Shëndetit Publik vazhdimisht ka bërë thirrje për bartje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim me dozat përforcuese anti Covid.

Komento: